GJKKO ka rrëzuar kërkesë e avokatëve të Sali Berishës për të shpallur si të pavlefshme vendimet e dhëna nga gjyqtarja Irena Gjoka, raporton gazetarja Klodiana Lala. 

Sipas mbrojtjes së kreut të PD, gjyqtarja Gjoka ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme.

Sjellim në vëmendje se para dy javësh, Sali Berisha publikoi një dokument që tha se tregon dënimin në vitin 2005 të gjyqtares. Sipas Berishës, fshehja e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja Irena Gjoka e bën të pavlefshëm çdo vendim të saj.

Por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësit e Berishës kërkonin përjashtimin e Gjokës nga çështja e tij. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi edhe asokohe rrëzimin e kërkesës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko