Kur flasim për uljen e tensionit të lartë të gjakut, mendja na shkon menjëherë te kufizimi i kripës dhe ushqimeve të përpunuara. Por një dietë e shëndetshme për zemrën nuk kufizohet vetëm te ulja e natriumit.

Dieta DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension), e krijuar posaçërisht për të ndihmuar në menaxhimin e presionit të lartë të gjakut, i jep përparësi konsumit të frutave, perimeve, produkteve të bulmetit me pak yndyrë dhe ushqimeve të pasura me fibra.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në rutinën tuaj ditore është një mënyrë natyrale dhe efektive për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe për të ulur tensionin.

“Dieta DASH është e shëndetshme për zemrën dhe e pasur me kalcium, magnez, kalium, proteina dhe fibra,” shpjegon Dr. Marwah Abdalla, kardiologe në spitalin New York-Presbyterian/Columbia University. Këto lëndë ushqyese janë thelbësore për kontrollin e presionit të gjakut.

Sipas dietologes Melissa Prest, ajo që hamë ndikon drejtpërdrejt në tensionin e gjakut.
“Dieta të pasura me kripë mund ta rrisin atë, ndërsa një ushqyerje e mbështetur te frutat dhe perimet ka efekt ulës,” thekson ajo.

Përveç ndryshimeve në stilin e jetesës—si kufizimi i konsumit të alkoolit, menaxhimi i stresit dhe aktiviteti fizik i rregullt—ndjekja e dietës DASH ose një diete të ngjashme mund të japë rezultate pozitive në vetëm tre muaj, thotë dietologia Maya Feller.

Më poshtë gjeni ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për të ndihmuar në uljen e tensionit të gjakut:

Frutat që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

Banane

Një burim i shkëlqyer i kaliumit: një banane mesatare përmban rreth 420 mg, ose 9% të nevojës ditore.
Provoje kështu: Shtoji në tërshërë, smoothie, ose shoqëroji me petulla me gjalpë kikiriku.

Manaferra (veçanërisht boronicat)

Të pasura me oksid nitrik, i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në uljen e tensionit.
Provoje kështu: Shtoji në mëngjesin me tërshërë, në sallata ose përgatit një smoothie freskues.

Fistikët

Ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe në uljen e rrahjeve të zemrës.
Provoji kështu: Shtoji në sallata, gatime ose përdori për pesto të shijshme me makaronat e preferuara.

Shegët

Të pasura me antioksidantë, shegët ndihmojnë në uljen e tensionit, sidomos përmes lëngut të tyre.
Provoje kështu: Shtoji kokrrat në sallata ose oriz me kanellë. Zgjidh lëng pa sheqer të shtuar.

Kivi

Tre kivi në ditë mund të ndikojnë pozitivisht në uljen e tensionit, sipas një studimi norvegjez.
Provoje kështu: Në smoothie me spinaq ose të përzier me kosin apo tërshërën. / Shendeti.com.al /Burimi: Prevention.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko