Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish kompleksit sportiv Partizani.

“Irena Gjoka në kohën e vendimmarrjes së saj, për këtë çështje, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht të gjitha vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme. Kjo gjykatë me vendim haptazi të padrejtë dhe të paligjshme na i rrëzoi pa argumentuar sepse. Gjykata vendosi sot ta kalojë për gjykim çështjen, ndërkohë që po kjo gjyqtare në të njëjtat kushte, në rastin e çështjes Dako e ka kthyer pak kërkim të palës çështje, për plotësim hetimi. Ndërsa në rastin konkret e dërgoi çështjen për gjyq.

Kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Jamarbër Malltezin në kushtet e arrestit shtëpiak, dhe Berishën për aq kohë sa ishte në arrest shtëpia, si pasojë e kësaj vendimmarrje të paligjshme të gjyqtares“, tha avokati i çështjes, Genc Gjokutaj.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko