Dy persona janë arrestuar nga polica e Tiranës, pasi janë kapur duke transportuar me automjet 59 pako me lëndë narkotike kanabis.
Në pranga ka rënë shtetasi Enea Tahiri, 37-vjeç dhe Besnik Shabani 48-vjeç, të dy banues në Tiranë.
Të arrestuarit u kapën në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, pasi policia kishte dyshime për transportim droge.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues Enea Tahirin dhe pasagjer Besnik Shabanin, policia ka gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni i koduar “Interruption 3”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
U kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg), vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen pakot me lëndë narkotike dhe automjeti.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike.
Si rezultat i operacionit të koduar “Interruption 3”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Enea Tahir, 37 vjeç dhe Besnik Shabani., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. T. dhe pasagjer shtetasin B. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.