Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet për dy shqiptarët që akuzohet se vranë bashkatdhetarin e tyre në rrugën “Efpalinu” të Athinës.

Dy të pandehurit, shtetasi me inciale G.L dhe shtetasi me iniciale A.T. alias J.C. alias A. Xh. alias M. D. alias M.C. alias A.D., akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një sherri të dhunshëm mes dy grupeve shqiptare vranë shtetasin me iniciale A.Xh..

Ngjarja ndodhi për motive të dobta, ndërsa viktimës iu shkaktuan dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve me duar/grusht, shkopinj dhe thikë.

Referuar autposisë si shkak i vdekjes është konkluduar dëmtim i rëndë i pjesës së majtë të kraharorit dhe zemrës që vjen si rezultat i goditjeve vdekjeprurëse, informoi organi i akuzës.

Ndaj dy të pandehurve është ngritur akuza për ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim.

 

Njoftimi i policisë:

Vranë shtetasin A.Xh. në Greqi, Prokuroria Korçë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.T dhe G.L. për ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit A.T. dhe G.L. për veprën penale ‘Vrasja me dashje‘ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76 dhe 25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.387 të datës 23.12.2008, të pushuar më parë e të rihapur, prokurori i çështjes ka deleguar kryerjen e një sërë veprimesh hetimore tw kryera me metoda speciale, me qëllim realizimin e një hetimi sa më të plotë e objektiv, duke marrë në konsideratë edhe kohën e gjatë të kaluar që nga momenti i kryerjes së veprimeve hetimore të fundit.

Referuar akteve, provave dhe indicjeve të administruara gjatë fazës së hetimeve paraprake rezulton e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit G.L dhe A.T. alias J.C. alias A. Xh. alias M. D. alias M.C. alias A.D. në datë 07.12.2008, rreth orës 00:10 në zonën e Athinës në rrugën “Efpalinu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të dhunshëm midis dy grupeve shqiptare për motive të dobta, i kanë shkaktuar shtetasit A.Xh., dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve me duar/grusht, shkopinj dhe thikë, ku referuar autposisë si shkak i vdekjes është konkluduar dëmtim i rëndë i pjesës së majtë të kraharorit dhe zemrës që vjen si rezultat i goditjeve vdekjeprurëse.

Nga analiza e akteve të administruara në fazën e hetimeve paraprake, rezultoi e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit G.L. dhe A.T. (aktualisht në masën e sigurisë arrest me burg), kanë konsumuar veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, vepër kjo e kryer me veprime aktive të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko