Panorama.al ka siguruar pamjet nga ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja, pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj) në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit.

Në video shihet momenti teksa makina tip Seat e atentatorëve shkon në drejtim të shënjestrës dhe qëllon drejt tij, dyshohet me kallashnikov.

Në audio dëgjohet vetëm një e shtënë me armë zjarri, ndërsa qytetarët e pranishëm në vendngjarje vrapojnë të tmerruar, ndërsa një banor fshihet pas një automjeti të parkuar pranë vendit të ngjarjes.

“Ku je, ec avash! Hajde ktej nga unë, hajde ktej nga unë”, dëgjohet një prej tyre duke iu drejtuar një tjetri i frikësuar.

Ndërkohë në video nuk shihet momenti kur u qëllua viktima, krim i ndodhur vetëm pak metra larg pamjeve të inkuadruara nga kamerat e sigurisë në zonë.

Automjeti tip Seat i autorëve është gjetur i djegur në fshat Gërdec, ndërsa brenda makinës ndodhej një armë zjarri.

“Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Viktima, Ermir Dedja

Dinamika

 

Ermir Dedja u qëllua sapo kishte zbritur nga automjeti i tip tip BMW, në lagjen ku edhe banonte në qytetin bregdetar.

Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë 29-vjeçari ndërroi jetë.

Po ashtu mësohet se plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të ndodhur në zonë për të hedhur dritë mbi identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

I riu dyshohet se gjatë ditës ka qenë në mbikëqyrje nga autorët, që kanë ndjekur çdo lëvizje të tij.

 

 

 

29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku, kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

LEXONI EDHE: Ermir Dedja u ekzekutua sapo zbriti nga makina, autorët mbikëqyren lëvizjet e tij! Detaje nga atentati në Durrës, plumbat e kallashnikovit prekën edhe qendrën shëndetësore! Sekuestrohen edhe…

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve, ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

 

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko