Një ditë pas kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh kandidatëve socialiste në zgjedhjet e 11 majit që të mos bëjnë ankime në lidhje me pretendimet e tyre  për procesin zgjedhor, ka reaguar edhe Taulant Balla.

Në një deklaratë për mediat, nga Parku Olimpikë, Balla u shpreh se të drejtën për ankime e kanë vetëm partitë politike. Ndërsa theksoi se me Kod Zgjedhor transparencën e bën KQZ.

“Kodi Zgjedhor i ka të përcaktuara procedurat që ndiqen në këto raste. Falë përpjekje të PS kur ishte në opozitë për të bërë transparencë në procesin zgjedhor, në një fazë të dytë pas këtij momenti është vetë KQZ që përzgjedh një pjesë të kutive të votimit, 1/10 që do bëjë transparencë. Ti lëmë KQZ ta bëjë këtë transparencë. Kodi Zgjedhor e ka të qartë që palët që mund të bëjnë ankime e kanë partitë politike.

Ajo që unë thashë dhe që vlen të theksohet është se secili ka të drejtë të bëjë transparencë, por falë parashikimeve të vendosura në Kodin Zgjedhor prej shumë vitesh është KQZ që do të bëjë një transparencë të këtij procesi në një fazë tjetër. Palët që kanë pretendime ka një mënyrë si bëhen këto pretendime. Unë insistoj që transparencë në këtë këndvështrim edhe për shkak të orëve të gjata të pamjeve filmike, më mirë sesa e ka bërë KQZ nuk e bën askush. Duroni kur ta bëjë KQZ.

Unë insistoj t’ju them që ankimimet bëhen nga partitë, kërkesat për transparencë e ka të drejta të bëjë, por si këshillë në këto beteja elektorale këtë gjë e bën KQZ”, tha Balla.

LEXO EDHE: “Mos humbni fytyrën”- “Po hidhni hije dyshimi mbi njerëzit tanë”- Rama SMS kandidatëve të PS që kërkuan pamjet filmike nga KQZ: Kam marrë me trishtim njoftimin…

Mesazhi i Ramës:

Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë asnjë mi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko