Presidenti Trump tha të premten se kishte patur një ide që të vinte vajzën e tij Ivanka, 37 vjeçe, në krye të Bankës Botërore, sepse, siç tha, ajo ishte “shumë e mirë me numrat”.

“Ajo ka lindur për diplomaci. Do të ishte e madhe në Kombet e Bashkuara, për shembull”, shpjegoi Trump në një intervistë për revistën The Atlantic, duke shtuar:

“Nëse do ta kisha caktuar, të gjithë do të bërtisnin se ishte një çështje nepotizmi, edhe pse nuk ka të bëjë fare me nepotizmin”, shtoi ai.

Trump shpjegoi më tej se Ivanka do të ishte e shkëlqyer në krye të BB, sepse ajo ja thoshte në çështjet e shifrave.

Sakaqë, burri i Ivankës Jared Kushner është një nga këshilltarët e tij më të afërt.

Por në fund, presidenti amerikan caktoi një bashkëpunëtor të ngushtë të në krye të Bankës Botërore, David Malpass.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re