Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24, ku foli për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha edhe një herë u shpreh se kemi të bëjmë me një farsë elektorale, pas fitores së thellë të Partisë Socialiste ndaj opozitës.

Më tej, kryedemokrati tha se do ketë një lëvizje të fuqishme të shqiptarëve në diasporë, duke shtuar se vota e diasporës u poshtërua nga Edi Rama.

Berisha tha se në diasporë kanë shkuar patronazhistë të PS-së që kanë plotësuar me mijëra vota për socialistët.

Berisha: Tani gjërat janë në shesh. Cilido që e konsideron votën vlerë. Vendos të luftojë për largimin e Edi Ramës duke shtruar pyetjen çfarë do bëjë për votën e lirë. Nuk jam pesimist. Do ketë një mobilizim të madh të shqiptarëve në diasporë. Ajo që bënë me votën e diasporën është poshtërim ekstrem. Kanë mbushur mijëra vota një person. Kanë shkuar patronazhistë me makina.

Veprimet i ka kryer posta militante shqiptare. Votat e diasporës janë mbushur, nga patronazhistë në Greqi, Itali. Ka mijëra vota, ku plusi është nga e njëjta dorë dhe stilolaps. Ne morëm sa deshën këta. 1000 vota më shumë se zarfat në një kuti. 600 më shumë në një kuti tjetër. Ke Vlorën, Beratin që del me 90%. Ke kuti si në Korenë e Veriut  me 97%. Janë mbushur nga patronazhist. Kontrata ishte që DLH do bënte operacionin. Këto i ka bërë Edi Rama. Kushti ishte të mos ketë nënkontraktor. E pohoi vetë Celibashi se janë sjellë dhe nga posta shqiptare. Këtu ndodhi manipulim gjigand.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko