Prej mëngjesit të sotëm në vendin tonë dhe në Itali është organizuar një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës.

Në operacion janë përfshirë Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe policia shqiptare. Aksioni në Shqipëri po ekzekutohet me urdhër të SPAK.

Spas mediave italiane janë lëshuar 52 urdhër arreste për akuza të ndryshme si trafik parash, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu raportohet se janë sekuestruar asete të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri e Itali me një vlerë prej disa milionë eurosh.

Aksioni vjen në kuadër të goditjes së trafikut të drogës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko