Panorama.al sjell pamjet e momentit të shpërthimit të komanduar nga forcat xheniere të eksplozivit të gjetur në Velierë.

Në video dëgjohet shpërthimi i lëndës plasëse dhe më pas shihen flakë e tym. Zona e Velierës në Durrës u bllokuara prej mbrëmjes së të martës (20 Maj) dhe shpërthimi u krye mëngjesin e sotëm (21 Maj) nga forcat xheniere.

Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe u lejua rifillimi i qarkullimit të automjeteve, i cili kishte qenë i pezulluar për më shumë orë.

Ngjarja mbetet ende nën mister, pasi deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me sasinë e eksplozivit, rrethanat e zbulimit apo personat e dyshuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko