Një 36-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 31.700 paund të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.
Uniformat blu bëjnë me dije se 36-vjeçari me iniciale A.H. u arrestua në aeroportin e Rinasit.

Njoftimi i policisë

PKK Rinas

Tentoi të hynte në Shqipëri me 31.700 paund të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paunde që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko