Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan mbi 50 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali.
Teksa tregoi detaje rreth operacionit të përbashkët, prokurori u ndal te roli i dy punonjësve të policisë dhe i avokatit që dyshohen si të përfshirë në aktivitetin kriminal.
Mara tha se njëri nga policët dyshohet se ishte anëtar i grupit të strukturuar kriminal, ndërsa tjetri dyshohet për korrupsion.
Për avokatin, prokurori tha se ndaj tij dyshohet për 4 episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te zyrtarë të ndryshëm , përfshirë edhe zyrtarë të drejtësisë.
Vladimir Mara: Dy policët dhe avokati. Njëri prej policëve ka qenë i përfshirë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Jemi gjithmonë në fazën e dyshimeve, polici dyshohet i përfshirë në grupin kriminal me veprime aktive. Polici tjetër ka të bëjë me një episod të korrupsionit. Avokati dyshohet për 4 episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te zyrtarë të ndryshëm , përfshirë edhe zyrtarë të drejtësisë.