Burime i thanë Al Jazeera-s se forcat izraelite (IDF) hapën zjarr ndaj një delegacioni diplomatik evropian që po vizitonte kampin e Jeninit në Bregun Perëndimor.
Të shtënat kishin në shënjestër 25 ambasadorë dhe diplomatë evropianë dhe arabë. Sipas agjencisë palestineze Wafa, delegacioni ishte vendosur në hyrjen lindore të kampit të Jeninit dhe përfshinte ambasadorët e Egjiptit, Jordanisë, Marokut, Bashkimit Evropian, Portugalisë, Kinës, Austrisë, Brazilit, Bullgarisë, Turqisë, Spanjës, Lituanisë, Polonisë, Rusisë, Japonisë, Rumanisë, Meksikës, Sri Lankës, Kanadasë, Indisë, Kilit, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësues të shumtë të vendeve të tjera.
