Kjo situatë është pasojë e një presioni të lartë atmosferik, të qëndrueshëm
Pas një pranvere me reshje dhe temperatura të larta për sezonin, vera e 2025-ës pritet të sjellë një kthesë të madhe jo për mirë.
Sipas parashikimeve të “Severe Weather Europe”, Evropa po përgatitet për një verë më të thatë, më të nxehtë dhe me rrezik të shtuar nga valët ekstreme të të nxehtit.
Meteorologët thonë se modelet atmosferike kanë ndryshuar ndjeshëm, duke treguar se temperaturat mbi mesataren sezonale dhe mungesa e reshjeve do të dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit, veçanërisht nga mesi i verës e në vazhdim.
Kjo situatë është pasojë e një presioni të lartë atmosferik, të qëndrueshëm që ka “bllokuar” ciklonet larg qendrës së Evropës, duke favorizuar thatësirën në veri dhe veriperëndim.
Ekspertët paralajmërojnë se ky skenar nuk është vetëm shqetësues për bujqësinë, por edhe për shëndetin publik, për shkak të rrezikut të rritur nga temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve freskuese.
