Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë një operacioni të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane.
Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Gjatë aksionit janë lëshuar 52 urdhër-arreste, përfshirë drejtues të nivelit të lartë të rrjeteve.
Operacioni u zhvillua në të dy vendet dhe rezultoi me sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro, përfshirë apartamente, kompani, automjete luksoze, shuma të mëdha parash dhe sasi të konsiderueshme të kokainës dhe heroinës.
Hetimet kanë zbuluar pagesa deri në 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1 800 kg lëndë narkotike.
Grupet vepronin nga Durrësi dhe disa qytete italiane, duke përfshirë Bari, Brindisi dhe Lecce, me lidhje në Amerikën Latine, Turqi dhe Evropën Veriore.
Hetimet e thelluara përfshinë përgjime, video-survejim dhe analiza të komunikimeve të koduara, të deshifruara me ndihmën e Eurojust.