Dy ditë pas atentatit në Durrës, ku mbeti i vrarë Ermir Dedja 29- vjeç, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët konsiderohen si bashkëpunëtorë të ekzekutorëve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se kanë qenë dy autorë, ende të paidentifikuar, ndërsa dy bashkëpunëtorët e shpallur në kërkim kanë ndihmuar autoret per krijimin e kushteve të vrasjes.

Mësohet se personat e shpallur ne kërkim kane siguruar automjetin dhe kane bashkëpunuar ngushtë me ekzekutoret, të cilët mendohet te kenë qene dy persona te tjerë.

Ndërkohë, ekspertet e kriminalistikes kane arritur të gjejnë prova dhe i kane dërguar në laboratorin e kriminalistikes dhe presin rezultatet e analizave.

Për shkak te angazhimit intensiv te 29-vjecarit ne aktivitete te ndryshme kriminale përgjatë viteve te fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi, të cilat janë bere shkak për ekzekutimin e Ermir Dedja, personazh i njohur jo vetëm për policinë lokale.

VRASJA

Krimi ndodhi me 20 maj, kur Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga makina, në lagjen ku edhe banonte në qytetin bregdetar. Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë 29-vjeçari ndërroi jetë. Po ashtu, mësohet se plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të ndodhura në zonë për të hedhur dritë mbi identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

I riu dyshohet se gjatë ditës ka qenë në mbikëqyrje nga autorët, që kanë ndjekur çdo lëvizje të tij. 29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku mësohet se kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, por nuk përjashtohet mundësia të jetë i përfshirë edhe në grupet e shumta që veprojnë në Durrës.

Nga dyshimet e para të ekspertëve, por edhe pas këqyrjes së kamerave, është fiksuar se autorët kanë mbikëqyrur zonën për orë me radhë, ndërsa i kanë zënë pritë në rrugicën në të cilën ai lëvizte gjithnjë.

Autorët pasi kryen vrasjen, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin “Seat”, i njëjti që shfaqet edhe në pamjet e siguruara. Pak orë më vonë, policia e Vorës e gjeti makinën të djegur në afërsi të Gërdecit, bashkë me armën e krimit, një kallashnikov, të shkrumbuar plotësisht. Hetuesit kanë pak shpresë që përmes saj të zbardhin ngjarjen, pasi provat e mundshme biologjike u shkatërruan nga flakët. E vetmja shpresë mbetet një gjurmim i mundshëm i numrit të shasisë, çka mund t’u japë një drejtim hetimeve, ndërsa targat rezultuan të vjedhura më herët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko