Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe akuzat e opozitës që procesi ishte një farsë elektorale.
Sipas Hilës, metoda e manipulimit të zgjedhjeve e njohur si “treni bullgar”, ka qenë i pamundur në Shqipëri, sepse fleta e votimit ka qenë e madhe.
Sa i takon votës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Hila tha se ishte e pritshme që të ishte për PS, për këtë arsye “mendoj që është strategji e PD-së për të goditur votën e diasporës, për të goditur gjithë procesin.”
Hila: Treni bullgar është i pamundur, sepse te mbulesa e votimit të nxjerrësh atë fletën, ta paloësh, ta fusësh në xhep, të nxjerrësh tjetrën, komisionerët aty, më duket e vështirë. Megjithatë kur pashë fletën e votimit, treni bullgar mu duk i pamundur.
Përsa i përket parregullsive në zgjedhjeve, po ka parregullsi. E ke edhe në SHBA, nami është bërë. Edhe në Itali, kanë gjetur kuti të tëra me flet votimi.
Janë 1 milionë vota kundër PD-së. është e pamundur që 1 milionë vota kundër 500 mijë votash, të jenë falsifikuar 500 mijë vota.
Zgjedhjet e Greqisë u kontestuan që në fillim. Unë nuk kam fakte, por ke një bashkëpunim të Berishës me Belerin dhe dihej që në Greqi vota do të ishte për PS. Shumica atje janë nga jugu dhe ishte e pritshme që vota e Greqisë të ishte për PS. Prandaj kishte një strategji për goditjen e votës, sidomos asaj të diasporës. Pra është mendoj që është strategji e PD-së për të goditur votën e diasporës, për të goditur gjithë procesin.