Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër një orë mësimi të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent, në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë.

Manastirliu theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjisë në të gjitha lëndët mësimore, si një mënyrë për të rritur ndërveprimin, zhvilluar aftësitë krijuese dhe për të nxitur mendimin kritik te nxënësit.

“Laboratorët inteligjentë po i përfshijmë në të gjitha lëndët që përmes platformave interaktive t’i vijmë në ndihmë jo vetëm mësuesve për lëndën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe programit Code Monkey por edhe për lëndët e tjera si gjuha shqipe, gjuha e huaj etj., duke e bërë mësimin edhe më të kuptueshëm edhe më tërheqës. Kështu ne nxisim jo vetëm aftësitë kreative të nxënësve por edhe mendimin kritik”, tha Manastirliu.

Aktualisht janë funksionalë 316 laboratorë inteligjentë në shkollat e vendit, ndërsa Manastirliu theksoi se në dy vitet e ardhshme synohet që 1,000 shkolla të pajisen me këtë infrastrukturë moderne.

“654 laboratorë smart do t’i shtohen shkollave tona në dy vitet e ardhshme duke bërë të mundur që rreth 1000 shkolla të jenë të pajisura me laboratorë inteligjentë dhe të gjithë nxënësit të kenë akses në teknologji në mënyrë që të kenë mundësi të rrisin aftësitë e tyre digjitale.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko