Kreu i PD-së, Sali Berisha vazhdon te theksoj se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar qeverine si një “sipërmarrje të përbashkët me krimin e organizuar”. 

Duke iu referuar rezolutave të miratuara nga organizata ndërkombëtare të qendrës së djathtë si CDI, IDU dhe PPE, Berisha u shpreh se këto struktura kanë denoncuar publikisht qeverinë shqiptare për lidhjet e saj me krimin.

“Pra kemi të bëjmë me një vdekje të paralajmëruar të procesit zgjedhor, dhe zhvillimi e një farse zgjedhore. Bota e krimit në këto zgjedhje ishte me zyrtare se kurrë. Bandat punuan në qytetet e mëdha të vendit, arritën të punojnë për 28 deputetë. Para jush në fushatë unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal, të  Shkëmbi i Kavajës, Kodra e Kuajve. Ku darkonin së bashku, Ergys Agaci, Ervis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako. Pas këtij denoncimi ata u transferuan nga Kodra e Kuajve tek shtëpia e Dakos në bllok, aty janë organizuar të gjitha takimet”, tha Sali Berisha.

Pjese nga deklarata e Berishes

11 Maji, do ndalem vetëm në një aspekt. Në aspektin me të cilin fillova. Ky shtet është ndërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar. Krahas patronazhistëve, krahas blerjes publike të votave, bota e krimit në këto zgjedhje ishte më zyrtare se kurrë. Ishte zyrtare! Ajo veproi në ombrellën e prokurorisë dhe politikës, Edi Ramës, me të gjithë mjetet e veta. Bandat në qytetet e mëdha të vendit, por jo vetëm ato, arritën të fusin në parlament, të punojnë për 28 deputetë.

Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal në Shkëmbin e Kavajës, në mos gabohem diçka me kuajt ka ky lokal, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako.

Tani, pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga lokali Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok. Aty janë organizuar të gjitha takimet.

Këto janë të gjitha të denoncuara. Tani, të pyesim pak shqiptarët, të kujt janë votat?

Vetëm tre nga këta kandidatë ose katër nga këta kandidatë, kanë 80 mijë vota të regjistruara.

Kampion është natyrisht Sara Mile.

Kampion është Arkend Balla.

Kampion është Ani Dyrmishi.

Kampion është Blendi Xhabafti.

Këta të katër së bashku bëjnë rreth 80 mijë vota dhe këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që bandat morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur.

Avoketërve të farsës elektorale të narkoqeverisë u them se duke mbrojtur farsën, kryeni një krim të shëmtuar kundër lirive më themelore të qytetarëve shqiptarë.

Dhe dëshmoheni më mercenarë se çdo lloj mercenari tjetër.

Shtroj edhe njëherë pyetjen, të kujt janë 80 mijë vota të deputetëve të partisë së krimit?

Të kujt janë? Një lidhje e plotë dhe totale me pushtetin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko