Detaje të reja zbardhen nga aksioni për ndalimin e 42-vjeçarit, Enis Vrapi, i cili pasi qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, tentoi të arratisej me Land Rover duke përplasur 3 makina të policisë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se Enis Vrapi është arrestuar sërish rreth 12 ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi në banesën e tij kishte qëlluar me armë sportive dhe për pasojë qytetarët bënë denoncim në polici për shkak të zhurmës, pasi dëgjoheshin si të shtëna me armë zjarri.
Ky person rezulton me probleme të shëndetit mendor dhe është shtruar në dërguar në spitali Psikiatrik numër 5, njofton gazetari.
Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar më 11 maj në banesën e tij për qëllim me armë lodër sportive.
Përgjigja zyrtare e Spitalit Psikiatrik:
Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë.
Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.