Dashuria ndryshon formë me kalimin e kohës: pasioni fillestar mund të shndërrohet në një shkëndijë që djeg, ose të zbulohet si një dashuri e vërtetë, lloji që të jep “flutura në stomak”, fluturon në ajër ku personi tjetër duket i përsosur.

Kjo gjendje nuk është e përjetshme, zgjat rreth dy ose tre vjet, pastaj ia lë vendin një ndjenje më konkrete: bëhet një dashuri e qëndrueshme dhe stabile, më pak dërrmuese dhe pasionante, më pak euforike, por e karakterizuar nga planifikimi.

Dy njerëz zgjedhin njëri-tjetrin për jetën (ose për të ardhmen), por duke e bazuar marrëdhënien në vlerat e respektit, besnikërisë, besimit, përkushtimit të vazhdueshëm dhe kujdesit për njëri-tjetrin.

E gjithë kjo nganjëherë ngatërrohet me atë që është thjesht një varësi emocionale, në të cilën njëri ka nevojë për tjetrin vetëm për të mbushur boshllëkun e vet: njëri mohon veten për atë marrëdhënie, e cila bëhet qendra e gjithçkaje.

Është vetëm një shembull i një marrëdhënieje të pashëndetshme, si ato që lajmet, për fat të keq, nxjerrin në dritë çdo ditë, histori dhune dhe abuzimi, të cilat mund të çojnë në veprime ekstreme.

Por pse ndodh e gjithë kjo? Pse biem në dashuri? Përgjigjia na vjen nga psikologët.

  • Pse biem në dashuri? Ekziston një funksion themelor evolucionar siç e shpjegoi eksperti:
  • “Sepse investimi emocional në një person tjetër na lejon të shkëputemi nga figurat prindërore dhe të emancipohemi nga siguritë e botës së fëmijërisë.
  • Prandaj është një përvojë emocionale jashtë sferës familjare dhe një mundësi për të zhvilluar më tej identitetin tonë”.

Por ekziston edhe një aspekt thjesht biologjik:

“Shërben për të afruar dy individë në mënyrë që ata të mund të çiftëzohen dhe kështu të bëjë të mundur vazhdimësinë e specieve: për këtë arsye na pengon të shohim defektet e tjetrit dhe na bombardon duke çliruar substanca të tilla si dopamina dhe noradrenalina, përgjegjëse për të gjitha ato sinjale fizike që na bëjnë të ndihemi sikur kemi humbur mendjen dhe që e bëjnë tjetrin një drogë të vërtetë që na nevojitet”.

Dhe ndonjëherë kjo ndodh me njerëz që nuk i prisnim kurrë.

  • Nuk është aspak e pazakontë të biesh në dashuri me dikë që, në mënyrë racionale, do të dukej krejtësisht i papajtueshëm ose i largët nga ne.
  • Pse ndodh kjo? Psikologu u përgjigj: “Sepse zgjedhja e personit me të cilin biem në dashuri ndikohet kryesisht nga dinamika të pavetëdijshme të lidhura me objektet tona të para të dashurisë, përkatësisht prindërit tanë.

Edhe nëse në mënyrë racionale do të donim të drejtoheshim drejt një lloji të caktuar partneri, në mënyrë të pavetëdijshme mund të tërhiqeshim nga diçka krejtësisht e ndryshme, sepse tek ai person shohim mundësinë e rijetimit, riparimit, shërimit të plagëve dhe mangësive të së kaluarës të lidhura me përvojat tona të para relacionale”.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko