Dy figurat që shihni në ekran, janë dy nga ekspertët e ekonomisë, jo vetëm pranë Partisë Demokratike. 

E kemi fjalën pikërisht për ish-ministrin e Financave, Ritvan Bode si dhe Dorian Teliti, koordinator i programit ekonomik pranë Partisë Demokratike. Dy burrat, mesa duket i lidh më shumë sesa profesioni si dhe bindjet djathtas.

Në një takim të rastësishëm, Bode dhe Teliti, kanë qëndruar për disa minuta së bashku, në një bisedë që duket tejet miqësore. Ajo që vumë re është fakti se ish-ministri shfaqej tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.

Me flokë të thinjura, ndryshe nga disa vite më parë, Bode mesa duket mban ende profilin prej zyrtari të lartë në veshje.

I veshur me një kostum formal, ai ka qëndruar në këmbë disa minuta me Telitin. Si dy ekspert të fushës, por edhe miq të mirë, jemi të sigurt që biseda mes tyre është vërtitur rreth politikës, ekonomisë, por pse jo edhe disa biseda private, si mes dy miqsh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko