Kemi folur shumë shpesh për miqësinë që deputetet e Partisë Socialiste kanë me njëra-tjetrën. Është shumë e thjesht që t’i shohësh zonjat e selisë rozë, jo vetëm në Parlament së bashku, por edhe jashtë institucioni.

Këtë herë, paparaci ynë ka mundur të shkëpusë një moment prej mikeshash mes Olta Xhaçkës, Etilda Gjonajt dhe Klotida Bushkës. Të treja deputetet dukeshin shumë të përfshira në bisedën mes tyre, ku jemi të sigurt politika ka qenë një temë e përfolur. Nuk kishte sesi mos të na të binte në sy, veshja disi më casual e zonjave të PS.

Teksa Etilda Gjonaj kishte zgjedhur një palë atlete, si për të zgjedhur komoditetin të parë, Bushka nuk ka hequr dorë nga takat. Por ndonëse me taka, deputetja mbante veshur një palë xhinse, një pamje e saj e rrallë kjo duhet thënë. Nga ana tjetër, disi larg nga ‘uniforma’ e saj e përhershme ishte edhe Xhaçka.

Me një kostum xhins me një stil shumë trendi, ish-ministrja dukej tejet e kombinuar, por edhe shumë komode në veshjen e përzgjedhur. Duhet thënë se ky është ndër takimet e tyre të fundit, si deputete për Gjonajn edhe Bushkën, që nuk arritën të fitonin mandatin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko