Një sasi lëndë plasëse është hedhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu në lagjen “Çlirim” në Berat. Sasia e vogël e lëndës plasëse, që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse.

Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2 vitesh dhe në xhamat e tij shihet tabela “Jepet me qira”. Grupi hetimor po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qenë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu.

Ky i fundit, në 24 Mars 2025 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85 vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas dhe pasi nuk e ka gjetur ka qëlluar me thikë klientin 85 vjeç Todi Biçaku.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko