Skip to content

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune

640 0 6833027769746

Prej disa ditësh, në rrjet qarkullon një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhtuar me ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.

Mediat raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim.

Mbi këto lajme ka reaguar Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara kohët e fundit.

Xhakollari shkruan se “bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-kryebashkiakun e Tepelenës”. Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë.

Ajo thekson se, ishte një situatë pune dhe aspak ashtu siç shkruhet nëpër media.

ImageImage