Skip to content

Aksident i RËNDË në Gjermani! Tre shqiptarë të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur

aksidenti gjermani 1 sd

Lajmin e ka transmetuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me një deklaratë

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Koblenz të Gjermanisë, ku kanë humbur jetën tre shqiptarë dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Lajmin e ka transmetuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me një deklaratë, ku thuhet se është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, teksa shqiptarët ishin duke u kthyer në banesën e tyre nga një festë familjare. Viktimat, një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç, si dhe 4 të tjerët që mbetën të plagosur, të moshës midis 20 dhe 66 vjeç, ishin duke udhëtuar me një minibus.

Shoferi i minibusit, një 22-vjeçar, mësohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë. BILD shkruan se autoritetet nuk kanë konstatuar që i riu të ishte nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolit, por hetimet vijojnë ende. Mbetet i paqartë shkaku i aksidentit, pasi nuk ka qenë i përfshirë asnjë automjet tjetër.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të përfshirë dhe kombësia e dy prej të lënduarve.

rtyujb sd