Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në GJKKO.
“Kam gjyq”, u shpreh Kryemadhi para kamerave përpara se të futej në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
“Me kë?”, iu drejtuan gazetarët, ndërsa deputetja u përgjigj: “Për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”.
Kryemadhi do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.
Kujtojmë që deputetja e PL-së po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 Tetor 2024, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.