Ministri Blendi Gonxhja ka marrë pjesë në homazhet në nder të Artan Lames, i cili u nda nga jeta pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Gjermani pak ditë më parë.
Ministri Gonxhja u shpreh se është i dërruar nga ndarja papritur nga jeta e Artan Lames, duke u shtuar se vendi ka humbur një kujdestar të rrallë e unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.
“Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie për familjen e tij, por edhe për të gjithë miqtë dhe rrethin e tij, kam komunikuar shumë ngushtë për muzeun e koleksioneve që po punonte”, tha ai.
Ministri Gonxhja u shpreh se do të mbështesë amanetin e Artan Lames për krijimin e Muzeut të Koleksioneve.
Blendi Gonxhja: Kemi humbur një kujdestar të rrallë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie për familjen e tij, por edhe për të gjithë miqtë dhe rrethin e tij, kam komunikuar shumë ngushtë për muzeun e koleksioneve që po punonte.
Jam tërësisht i dërrmuar, është minimumi që unë dhe të gjithë ne do bëj për amanetin e tij, Muzeun e Koleksioneve që ka nisur, që ta mbështesim dhe të bëjmë të ç’është e mundur të nderojmë punën, jetën dhe veprën e tij sa i takon historisë dhe kulturës shqiptare.