Kryeministri Edi Rama, është takuar në Gjermani me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i qeverisë ka zbuluar përmes një postimin në rrjetet sociale bisedën me Brok, i cili me humor i ka thënë “Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!”.
Ndërkohë Rama i është përgjigjur se nuk do t’ja falë kurrë që Brok nuk e ka takuar kur ka qenë në Tiranë.
“Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë’”, shkruan Rama.