Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar me gazetarët rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku ajo dhe Ilir Meta nuk mundën të fitonin një mandat për të qënë pjesë e Parlamenteti të ri.

Kryemadhi u shpreh se “karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, ndërsa shtoi se e vetmja keqardhje që ka “është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë”.

E pyetur për humbjen e Metës, Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi për këtë rezultat.

Monika Kremadhi: Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë.

Pyetje: Keni keqardhje për Ilir Metën?

Monika Kremadhi: Patjetër!

Pyetje: Keni përgjegjësi për humbjen tij, sepse keni bërë dhe fushatën për të?

Monika Kremadhi: Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re