Skip to content

Moska rrëzon 27 dronë, Kharkivi nën sulm: Macron i drejtohet Trumpit “Tani na duhen sanksione të reja”

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 80

Forcat ruse rrëzuan 27 dronë ukrainas midis mbrëmjes së 29 majit dhe mëngjesit të 30 majit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, avionët pa pilot u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore në rajonet e Belgorod (15) dhe Kursk (12), të dyja në kufirin me Ukrainën.

“Në periudhën midis orës 8 të mbrëmjes së 29 majit dhe orës 7 të mëngjesit të 30 majit, 27 avionë dronë ukrainas u shkatërruan”, thuhet në një shënim zyrtar të lëshuar nga ushtria ruse.

Sipas raportimeve në mediat sociale nga The Kyiv Independent, të paktën 9 persona u plagosën në Kharkiv pas një sulmi me dron rus. Shpërthimet në zonë u konfirmuan nga disa kanale të tjera të mediave sociale.

Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendimi për të sanksionuar Rusinë ose jo në rast të refuzimit të armëpushimit në Ukrainë është një “test besueshmërie” për Shtetet e Bashkuara të Donald Trump.

“Fola me Presidentin Trump 48 orë më parë dhe ai shprehu padurimin e tij. Pyetja tani është: çfarë bëjmë? Jemi gati”, dhe nëse Rusia “konfirmon” se “nuk është gati të bëjë paqe”, Uashingtoni duhet të konfirmojë “angazhimin” e tij për të sanksionuar Moskën, tha presidenti francez për shtypin gjatë një vizite në Singapor, duke theksuar se “ky është një test besueshmërie për amerikanët”.

Përshtati në Shqip S