Skip to content

Britania do të ndërtojë armë me vlerë miliarda paund, ndërsa Starmer bën thirrje për gatishmëri për luftë

Progetto senza titolo 3

Një ditë para se qeveria e tij të publikojë një rishikim të strategjisë së saj të mbrojtjes, kryeministri Keir Starmer thotë se kjo do të “rivendosë gatishmërinë e Britanisë për luftë”.

Kryeministri Keir Starmer ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë gati të përballet dhe të mposhtë shtetet armiqësore me aftësi ushtarake moderne, ndërsa qeveria e tij zbulon një plan prej 1.5 miliardë funtesh (rreth 2 miliardë dollarë) për të ndërtuar të paktën gjashtë fabrika të reja armësh dhe eksplozivësh.

“Ne jemi nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga shtetet me ushtri të përparuara, kështu që duhet të jemi gati të luftojmë dhe të fitojmë”, shkroi Starmer në gazetën The Sun të dielën. “Ne do ta rivendosim aftësinë luftarake të Britanisë si fokusin qendror të forcave tona të armatosura.”

Njoftimi erdhi përpara Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes (SDR), të cilin Starmer do ta publikojë të hënën. Rishikimi do të vlerësojë kërcënimet me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar në kontekstin e luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës dhe presionit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump që aleatët e NATO-s të forcojnë mbrojtjen e tyre.

Kombet evropiane kanë nxituar të forcojnë ushtritë e tyre në muajt e fundit, pas pretendimeve të Trump se Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë.

Sekretari i Mbrojtjes John Healey, duke folur për BBC, tha se investimi i planifikuar ishte një paralajmërim i qartë për Moskën dhe gjithashtu do të ndihmonte në nxitjen e ekonomisë së ngadaltë të Mbretërisë së Bashkuar.

“Jemi në një botë në ndryshim… dhe është një botë me kërcënime në rritje”, tha Healey për BBC të dielën. “Kemi agresionin rus në rritje. Keni sulmet kibernetike të përditshme, kërcënimet e reja bërthamore dhe tensionin në rritje edhe në pjesë të tjera të botës.”

image

Përshtati në Shqip S