Skip to content

Zjarri përfshin masivin pyjor të Darëzezës, flakët po përhapen me shpejtësi nga era e fortë! 4 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës.

Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll  bizneset që operojnë në zonë.

“”