Një palestinez që humbi nëntë fëmijë në një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, ka vdekur nga plagët e marra, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë.

Doktori Hamdi Al-Najjar u plagos rëndë kur forcat izraelite bombarduan shtëpinë e tij më 24 maj, thanë burimet.

Gruaja e tij, gjithashtu mjeke, pediatria palestineze Alaa Al-Najjar u ndje e dërrmuar kur, ndërsa ishte në detyrë në Spitalin Nasser, mori trupat e nëntë fëmijëve të saj që ishin vrarë në të njëjtin sulm.

Në sulmin ndaj shtëpisë së tyre, fëmija i vetëm mbijetues, Adam, u plagos gjithashtu.

Ushtria izraelite tha, në formën e saj më të paskrupullt në raste të tilla, se do të nisë një hetim për sulmin me dron që goditi shtëpinë e familjes Al-Najjar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko