Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-kryedemokrati është pritur jashtë ambienteve të SPAK nga mbështetës të tij.

Gjithashtu jashtë Prokurorisë së Posaçme ishin edhe Flamur Noka, si edhe Klevis Balliu, që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit.

Ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u ka nisur një sms anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët i lajmëronte se: “Ditën e hënë, në orën 9:30, kryetari i PD-së, prof.dr Sali Berisha do të jetë në dyert e Skapi-it”.

Sali Berisha qëndroi rreth një vit në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa u lirua në 27 nëntor 2024.

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për të.

Ish-kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se favorizoi ish dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko