Skip to content

Kryeministri i ri palestinez: Trump, lufte financiare ndaj nesh

h 55127565

Kryeministri i ri palestinez Mohammad Shtayyeh, akuzoi Shtetet e Bashkuara se u kanë shpallur një “luftë financiare” palestinezëve dhe se plani i paqes i SHBA që pretendohet se është gati, do të jetë “i dështuar”.

Në intervistën e parë me mediat e huaja pasi mori postin gjatë fundjavës, Shtayyeh paraqiti një plan për të kapërcyer krizën financiare të trashëguar dhe parashikoi se komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara në botën arabe, do t’u bashkohen palestinezëve dhe do  të refuzojnë planin e presidentit Trump.

“Nuk duhet të ketë ka partner me Trampin për Palestinën, as arabë dhe as evropianë”, ka thënë Shtayyeh.

Trump në dhjetor të vitit 2017 pranoi Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit, dhe në maj 2018 Ambasada e Shteteve të Bashkuara u zhvendos nga Tel Avivi në qytet. Prej këtu nisi dhe çarja e madhe.

Udhëheqja palestineze ndërpreu kontaktet me administratën Trump, e kjo e dyta ndërpreu ndihmën financiare.

Përveç kësaj, palestinezët kanë paralajmëruar e do të refuzojnë planin e paqes të Trump.