Skip to content

Humb gjurmët 75-vjeçari në Korçë! Bashkëshortja denoncon zhdukjen e të shoqit në polici

Një 75-vjeçar në Korçë rezulton i zhdukur që prej dy ditësh.

Policia e Korçës bën me dije se “ë Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 02.06.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi I. F., 75 vjeç.”

Njoftimi i Policisë

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 02.06.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi I. F., 75 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“”