Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 33-vjeçar.
Ka qenë ky i fundit që ka denoncuar babanë në policinë e Divjakës për dhunë.
Më pas policia zhvilloi kontrolle në banesën e tij, ku gjeti dhe sekuestroi gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.
Njoftimi i Policisë
Divjakë
Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.
Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.
Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.
Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.