Një punonjës ka mbetur i lënduar rëndë në Uzinën e Ferrokromit pasi një pllakë me peshë prej qindra kg i ka rënë mbi trup.

Rudin Mecja raportohet se ndodhej në turnin e parë kur i ra sipër pllaka e rëndë.

Mjekët kanë konstatuar se punonjës, mekanik në Uzinën e Ferrokromit, ka pësuar dëmtime.

Për shkak të gjendjes kritike është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një muaj pas një vendimi ndaj kompanisë Albcrom, e cila në muajin Maj është gjobitur me 8 milionë lekë nga autoritetet për shkelje të rënda të standardeve të sigurisë teknike në procesin e punës.

Sipas raportimeve, kompania nuk kishte garantuar mbrojtjen dhe masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës si edhe shëndetit të punonjësve.

Pas aksidentit të sotëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të uzinës Albcrom në pritje të hetimeve të plota dhe verifikimeve në terren mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko