Skip to content

Tatimet thirrje bizneseve: Paguani detyrimet, pasi do të ketë masa ndëshkimore

Pelikanet jane krijesa qe shfaqin qetesi dhe durim duke na kujtuar rendesine e te qenit te pranishem ne momentin aktual. Me menyren e tyre te vecante te jeteses ata na tregojne se si te vezhgojm 1

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve të mos neglizhojnë pagesën e detyrimeve tatimore ndaj buxhetit të shtetit, duke rrezikuar të bien pre e masave të ashpra, të cilat mund të çojnë deri në faliment të sipërmarrjes së tyre.

Por pavarësisht kësaj, vetëm në muajin maj, detyrimet e krijuara rishtazi arritën në 47 milionë euro. Nëse nuk paguhen këto detyrime, Administratës Tatimore i lind e drejta për t’i mbledhur me forcë.

Administrata Tatimore mund të konfiskojë në fund të çdo dite një shumë jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë.

Tatimpaguesi nuk do të mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë/transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë në rast se ato nuk kanë si qëllim shlyerjen e detyrimit.

Nga ana tjetër, Tatimet mund të kërkojnë pranë organeve kompetente edhe ndalimin e lëvizjes jashtë territorit të këtyre personave.

Administrata Tatimore sqaron bizneset se ata janë të detyruar të paguajnë detyrimet në kohë derisa të hyjë në fuqi ligji për faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale.