Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një 65-vjeçar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Kolonjë, ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qinam të Ersekës, ku viktima raportohet se është goditur nga rrufeja. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes fatale.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.