Autoritetet veterinare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Sëmundja është identifikuar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës.

Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin referencë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR (Peste des Petits Ruminants).

Sipas një njoftimi nga Bashkia Shkodër, pas konfirmimit zyrtar, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin në fuqi dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR.

Autoritetet i bëjnë thirrje për vigjilencë maksimale nga të gjithë mbarështuesit e kafshëve të imta, si delet dhe dhitë.

“Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, thuhet në njoftim.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë 𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣ë𝐬 𝐬ë 𝐑𝐮𝐦𝐢𝐧𝐚𝐧𝐭ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐕𝐞𝐠𝐣ë𝐥 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢

Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐢𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐚𝐫ë𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐢𝐦𝐭𝐚

U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧

Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko