Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u ka uruar besimtarëve në këtë ditë të madhe lutje dhe sakrifica të pranuara.
“Urim! Besimtarëve muslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti në këtë natë të madhe, për të mirën tuaj, të familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë”, ka shkruar Berisha.