KAS rrëzon kërkesën e koalicionit PD-ASHM, i cili kërkoi shpallje të pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 Majit në qarkun Korçë, Lezhë e Gjirokastër.

“Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 42, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Korçë, Lezhë, Gjirokastër si të pa mbështetur në ligj dhe në prova”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ndërkohë kujtojmë se KAS pranoi kërkesën e PD për rinumërim të votave të kandidatëve të PD-ASHM në qarkun e Dibrës dhe të Tiranës.

NJOFTIMI

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 42, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Korçë, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova.
Lënien në fuqi të vendimit 1315/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Korçë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 46, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Lezhë, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Lënien në fuqi të vendimit 1313/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 40, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Lënien në fuqi të vendimit 1318/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko