Ditën e sotme, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë me mot të mirë në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore lindore priten vetëm vranësira të lehta dhe kalimtare.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor në veriperëndim me një shpejtësi mesatare që varion nga 1 deri në 7 metra për sekondë.
Deti do të paraqitet i qetë, me një valëzim të ulët në nivelin 1-2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.
Kushtet e favorshme meteorologjike e bëjnë këtë fundjavë një mundësi të mirë për udhëtime dhe aktivitete në natyrë.