Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në urën e re mbi lumin Drin në Kukës, ku janë përplasur tre automjete me targa të Kosovës. Për fat të mirë, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të lehta materiale.

Për shkak të ngjarjes, autoritetet kanë devijuar qarkullimin në urën e vjetër, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa për udhëtarët që po hyjnë në territorin shqiptar.

Mjetet e përfshira në aksident ishin nisur nga Kosova dhe kishin destinacion plazhin e Velipojës, një nga pikat bregdetare më të frekuentuara nga pushuesit kosovarë.

Ndërkohë, trafik i ngarkuar është krijuar edhe në autostradën Morinë–Milot, ku qindra qytetarë nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar, në prag të fundjavës dhe festës së Kurban Bajramit.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko