Skip to content

Arkitekti i Katedrales së Këlnit: Dekada për rindërtimin e Notre Dame

notre dame epa 0

Arkitekti kryesor i Cologne Cathedral në Këln, tha se për të riparuar dëmin që pësoi Katedralja Notre Dame në Paris, mund të marrë dekada.

Peter Fuessenich, i cili mbikëqyr të gjithë punën për rindërtimin e katedrales gotike në qytetin gjerman, tha të martën në mediat franceze se “sigurisht duhen vite, ndoshta edhe dekada, për të rehabilituar dëmet shkaktuar nga një zjarr i tmerrshëm.”

Katedralja e Këlnit u dëmtua rëndë në Luftën e Dytë Botërore dhe riparimet po zgjasin më shumë se 70 vjet.

Fuessenich e quajti atë çfarë ndodhi të hënën në mbrëmje me Notre Dame, si një “tragjedi të dimensionit evropian”, për shkak se siç tha, shumë kisha rreth kontinentin e vjetër janë frymëzuar nga ajo e Parisit.

Nga ana tjetër, arkitektët që restauruan Kështjellën Windsor, më të vjetrën të banuar në botë, e pikërisht pas një zjarri që e shkatërroi plotësisht, mendojnë ndryshe.

Ata përcjellin mesazhin shpresëplotë se Notre Dame do jetë përsëri krenaria e Parisit.

Nëse ka një mësim nga zjarri i vitit 1992 në shtëpinë e Mbretëreshës Elizabeth II, është ai që katedralja gotike sërish mund të kthehet në krenarinë e vet – thonë ata.

“Ne do të shohim përsër një Notre Dame madhështor”, tha Francis Maude, arkitekti i kompaniasë “Donald Insall Associates”, i cili udhëhoqi restaurimin e Kështjellës Windsor dhe tani është duke punuar në rinovimin e Pallatit Parlamentar – Westminster në Londër.