Skip to content

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Progetto senza titolo 18

Para ndeshjes Shqipëri-Serbi, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë një mesazh mbështetjeje kombëtares kuqezi, duke i inkurajuar dhe uruar forcë. Atmosfera në vend është shumë e ngrohtë dhe tifozët janë mobilizuar për të mbështetur skuadrën në këtë sfidë emocionuese. 

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi.

“Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke shoqëruar mesazhin me thirrjen: *FORCA! *

Atmosfera është ndezur në të gjithë vendin, ndërsa tifozët kuqezi janë mobilizuar për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë përballje me peshë të madhe sportive dhe emocionale.

Erion Veliaj 

46d8cbbe354afaf1bf8071842c493fee