Tashmë dihet se qershori është muaji i qershive. Të pasura me antioksidantë, si antocianina dhe quercetina, ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë burim i mirë i vitaminës C, që forcon sistemin imunitar.

Qershori është muaji i një prej frutave më të preferuara të verës: qershive. Ato nuk janë vetëm të shijshme, por kanë edhe shumë vlera ushqyese për shëndetin.Të pasura me antioksidantë, si antocianina dhe quercetina, ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë burim i mirë i vitaminës C, që forcon sistemin imunitar.

Përmbajnë kalium, i cili ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe janë të pasura me fibra, që përmirësojnë tretjen dhe shëndetin e zorrëve.

Cilat janë vetitë kuruese të qershive?

-Luftojnë inflamacioninQershitë kanë efekt anti-inflamator dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të artritit apo muskujve.

-Përmirësojnë gjuminAto përmbajnë melatoninë, hormon që ndihmon në rregullimin e gjumit. Po ashtu ato ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare falë përmbajtjes së lartë në antioksidantë dhe kalium.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko